Regjistrimet Vazhdojnë

Regjistrimet Vazhdojnë

Përfitoni edhe ju nga një edukim që deri më tani ka përcjellur XVI gjenerata të cilat i kanë mbaruar e i vazhdojnë studimet përveç Kosovës edhe në 13 vende të ndryshme të More »

Rezultatet e Provimit Pranues 2018

Rezultatet e Provimit Pranues 2018

Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 26 Maj 2018. Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në këtë listë kanë fituar të drejtën e More »

Na pret Olimpiada “Genius” në Amerikë

Na pret Olimpiada “Genius” në Amerikë

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në Oswego të SHBA-së. Në olimpiadën “GENIUS”, More »

Chemistry & English Competitions 2017 – Final Results

Chemistry & English Competitions 2017 – Final Results

# Student Shkolla Burs (%) 1 LERIDA ELEZAJ Hasan Prishtina – Prishtinë 100 2 VIOL GUDA Selami Hallaqi – Gjilan 100 3 DAFINA JASHARI Sadullah Brestovci – Gjilan 100 4 ARDONA GJYREVCI More »

INSTITUCIONET ARSIMORE GULISTAN – DEKLARATË PËR SHTYP

INSTITUCIONET ARSIMORE GULISTAN – DEKLARATË PËR SHTYP

Institucionet Arsimore Gulistan kanë filluar aktivitetin arsimor edukativ në Kosovë prej vitit 2000. Këto institucione janë hapur në bazë të kërkesë të popullit shqiptar të Kosovës si pasojë e ndihmës humanitare e More »

 

Regjistrimet Vazhdojnë

Përfitoni edhe ju nga një edukim që deri më tani ka përcjellur XVI gjenerata të cilat i kanë mbaruar e i vazhdojnë studimet përveç Kosovës edhe në 13 vende të ndryshme të botës. Suksesi i nxënësve tanë në gara kombëtare dhe ato ndërkombëtare është rezultat i punës së palodhshme të stafit profesional dhe të bashkëpunimit të ngushtë të tyre me nxënës dhe prindër.
Ju njoftojmë se vazhdon regjistrimi i nxënësve në shkollat tona.

Apliko tani

Rezultatet e Provimit Pranues 2018

Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 26 Maj 2018.
Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në këtë listë kanë fituar të drejtën e regjistrimit në shkollën tonë.
Aplikimi për regjistrim duhet të bëhet sa më parë, meqenëse numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.

Ju falënderojmë për interesimin që keni treguar.

Lista e plotë

Hollësi

Na pret Olimpiada “Genius” në Amerikë

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në Oswego të SHBA-së. Në olimpiadën “GENIUS”, janë kualifikuar 1200 nxënës nga 75 shtete nga mbarë bota. Kosovën do ta përfaqësojnë 42 nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” me 14 projekte. Ju urojmë suksese nxënësve tanë dhe shpresojmë se edhe kësaj here Kosova do të përfaqësohet me sukses në arenën ndërkombëtare.

Chemistry & English Competitions 2017 – Final Results

Chemistry 8

#
Student
Shkolla
Burs (%)
1
LERIDA ELEZAJ Hasan Prishtina – Prishtinë
100
2
VIOL GUDA Selami Hallaqi – Gjilan
100
3
DAFINA JASHARI Sadullah Brestovci – Gjilan
100
4
ARDONA GJYREVCI Vëllezërit Frashëri – Fushë Kosovë
75
5
SARA GORANI Hasan Prishtina – Prishtinë
75
6
ART GJULI Edmond Hoxha – Junik
75
7
LAURA DRAGUSHA Hasan Prishtina – Prishtinë
75
8
ORA OSMANI Hasan Prishtina – Prishtinë
50
9
FLORENTINA SALIHU Musa Zajmi – Gjilan
50
9
LEDION HOTI Hasan Prishtina – Prishtinë
50
11
DREN ZABELI Dardania – Prishtinë
50
12
ART GASHI Lekë Dukagjini – Prizren
25
13
EDONA MULAJ Mehmet Shoshi – Pejë
25
14
ENES GERVALLA Zenel Hajdini – Podujevë
25
15
ENIS NALLI Bajram Curri – Rahovec
25
15
LINDA SYLEJMANI Shefki Kuleta – Podujevë
25

Chemistry 9

#
Student
Shkolla
Burs (%)
1
LEONITA RAKA Emin Duraku – Kaçanik
100
1
MALSOR ABDYLI Nazim Hikmet – Gjilan
100
3
MENDAR THACI Zenel Hajdini – Prizren
100
4
BIANT SHKOLOLLI Faik Konica – Prishtinë
75
5
URAN DAKU Sadullah Brestovci – Gjilan
75
6
EDON RAMADANI Nazmi Hoxha – Gjilan
75
7
ARDITA BUJUPAJ Bajram Curri – Istog
75
8
ERA KABASHI Martin Camaj – Istog
50
9
KRESHNIK DACI 7 Shtatori – Pejë
50
10
SHPETIM SAHITI AbedinRexha-Sandokani – Skënderaj
50
11
HEKURAN KOKOLLI Emin Duraku – Prishtinë
50
12
JETON SLLAMNIKU Bajram Curri – Fushë Kosovë
25
13
ELTON AVDIU Tefik Çanga – Ferizaj
25
14
BLERDI KASTRATI Yll Morina – Gjakovë
25
15
LEART SHABANI Nazmi Hoxha – Gjilan
25

English 8

#
Student
Shkolla
Burs (%)
1
EDI TAHIRI Bedri Gjinaj – Mitrovicë
100
2
LISA BEQA Ismail Qemali – Prishtinë
100
3
RITA DEVOLLI Lidhja e Prizrenit – Pejë
75
4
LORITA MEHMETI Aziz Sylejmani – Mitrovicë
75
4
MIRA ASLLANI Gjon Serreçi – Ferizaj
75
4
RREZON BEQIRI Gjon Serreçi – Ferizaj
75
7
IDRIZ PELAJ Pavaresia – Prishtinë
50
8
ADEA KRASNIQI Model – Prishtinë
25
8
ADEM MOLLIQAJ Lidhja e Prizrenit – Deçan
25
8
ERIN LOKAJ Hasan Prishtina – Prishtinë
25
8
VALDRIN BAJRAKTARI SHMU – 1 – Vushtrri
25

English 9

#
Student
Shkolla
Burs (%)
1
ERA HYSENI Lidhja e Prizrenit – Pejë
100
2
MELOS GLLAREVA Ahmet  Delija – Skënderaj
100
3
KAINA MEHMETI Selami Hallaqi – Gjilan
75
3
OLT KONDIROLLI Faik Konica – Prishtinë
75
5
ELTON FERATI Emin Duraku – Shtime
50
6
FINESA KUMNOVA Aziz Sylejmani – Mitrovicë
50
7
ELISA BRUCI Iliria – Prishtinë
50
7
ELIZA SHABIU Skenderbeu – Gjilan
50
9
OMAR ROBELLI Abaz Ajeti – Gjilan
25
9
BREROR REXHA Faik Konica – Prishtinë
25
9
DIOR LLUNJI Dardania – Prishtinë
25

INSTITUCIONET ARSIMORE GULISTAN – DEKLARATË PËR SHTYP

Institucionet Arsimore Gulistan kanë filluar aktivitetin arsimor edukativ në Kosovë prej vitit 2000. Këto institucione janë hapur në bazë të kërkesë të popullit shqiptar të Kosovës si pasojë e ndihmës humanitare e arsimore që është dhënë në Shqipëri nga personeli i Kolegjit Mehmet Akif për popullsinë shqiptare të dëbuar nga shtëpitë dhe vendi i tyre prej përdorimit të dhunes dhe gjenocidit nga forcat serbe.

Institucionet tona qe nga dita e parë e aktivitetit kanë zbatuar me perpikmeri ligjet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu i kanë kushtuar rëndësi të vecantë cilësisë së arsimit të ofruar e aktualisht numërohen shumë arritje në fusha të ndryshme shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare (238 medalje në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare). Cilësia në mësimdhënie e shkollave tona është vërtetuar edhe nga rreth 2000 maturantë tanë të cilët kanë vazhduar studimet e larta në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu siç i gjithë opinioni publik është në dijeni, më 28 mars 2018 pesë kolegët tanë mesimdhenes janë kidnapuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me parimet demokratike të cilat mbi gjithcka tjetër respektojnë të drejtat individuale të cdo njeriu pavarësisht përkatësisë etnike, besimit, bindjeve politike apo ideologjike, si parime të patjetërsueshme të mishëruara në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Nga kjo ngjarje janë të pikëlluar i gjithë personeli arsimor i Institucioneve Arsimore Gulistan, nxënësit tanë, prindërit si dhe i gjithë populli i Kosovës.

Vëmë në dijeni gjithë opinion publik se Institucionet Arsimore Gulistan do të përdorin të gjitha të drejtat që i njohin Konventat ndërkombëtare dhe Evropiane, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të gjithë personat dhe institucionet të perfshire ne rrembimin.

Besojmë se, Kosova si shtet demokratik i ndërtuar në perputhje me strandartet më të larta, do të adresojë në mënyrë institucionale përgjegjësinë ligjore të aktorëve të involvuar në këtë rast kaq të rëndë, në përputhje me vlerat e sundimit të ligjit e vlerat evropiane që ajo përfaqëson, duke siguruar që këto ngjarje, të cilat rrezikojnë rrugëtimin e saj evropian, të mos ndodhin më asnjëherë në të ardhmen.

Bëjmë me dije, nxënësit tanë, prindërit si dhe gjithë opinionin publike, që jemi të vendosur të vazhdojmë aktivititetin arsimor dhe edukativ megjithë këto ndodhi fatkeqe. Arsimi dhe edukimi i planifikuar do të vazhdojë me të njëjtën cilësi dhe rigorozitet! Për këtë do të bëhen përforcime në personelin mësimor në mënyrë që të zëvendësohen profesorët e kidnapuar.

Në këtë ngjarje të vështirë dhe trishtuese që po jetojmë, dëshirojmë të FALENDEROJMË të gjitha ata të cilët nuk na kanë lënë vetëm por na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit tonë.

FALENDEROJMË:

Nxënësit tanë,
Prindërit,
Maturantët tanë,
Përfaqësuesit e organeve të shtypit,
Gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore,
Ambasadorët e atashuar në Kosovë si dhe Shefat e Misioneve,
Organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu FALENDEROJMË të gjithë ata vullnetarë që na kanë ndihmuar të shprehim e transmetojmë me anë të medias sociale në shumë vende të botës, vështirësitë e tronditjen që kemi pësuar.

Me shprese që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më asnjëherë!!!