Historiku

Institucioni arsimor “Gulistan”, Kolegjin e parë me emrin “Mehmet Akif” e ka hapur më 7 shkurt 2000 në Prishtinë. Sistemi cilësor i edukimit në këtë kolegj ka bërë që për një kohë të shkurtër kjo shkollë të pëlqehet shumë nga ana e vendorëve dhe të bëhet pishtar i arsimit privat në Kosovë.Si rezultat i interesimit dhe kërkesës së papërshkruar, në vitin 2002 është hapur edhe International School of Prishtina për ciklin e ulët dhe të mesëm të ulët (1-9).
Hapja e institucioneve arsimore “Gulistan” në nivel të Kosovës ka vazhduar edhe në vitet vijuese, më 2006 u hap në Prizren, ndërsa më 2010 në Gjakovë janë hapur paralelet e Kolegjit “Mehmet Akif”.
Kolegji “Mehmet Akif” i cili gjendej në Prishtinë, në vitin 2010 ka kaluar në objektin e ri shkollor që gjendet në Lipjan; në vitin 2011 Kolegji “Mehmet Akif “ në Prizren kaloi në objektin e ri që gjendet në Prizren si dhe International School of Prishtina kaloi në objektin e ri që gjendet në lagjen Marigona Residence.

Në institucionet tona mësimi zhvillohet në këto nivele:

  • MAC Lipjan: Shkollë e Mesme e Lartë ( kl.10 – 12);
  • International School of Prishtina: Çerdhe, Parashkollor, 9-të vjeçare (kl.1-9);
  • MAC Prizren: Çerdhe, Parashkollor, 9-të vjeçare dhe e Mesme e Lartë (kl.10-12)
  • MAC Gjakovë: Çerdhe, Parashkollor, 9-të vjeçare dhe e Mesme e Lartë (kl.10-12)