INFORMIM

INFORMIM

Qendra Arsimore ‘Gulistan’, e themeluar menjëherë pas çlirimit te Kosovës, respektivisht kolegjet “Mehmet Akif” dhe shkolla “Internacionale e Prishtines”, janë ndër institucionet e para private në vend, që zhvillojnë suksesshëm veprimtarinë e More »

Nxënësit Kosovarë pjesmarrës në Hong-Kong priten me gëzim në Kosovë

Nxënësit Kosovarë pjesmarrës në Hong-Kong priten me gëzim në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Matematikës Qamil Haxhibeqiri prit sot në ambientet e fakultetit të shkencave natyrore nxënësit kosovarë që morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong-Kong. Gjatë More »

Doruntina Sylejmani nga Kolegji Mehmet Akfi fiton medalje shkencore në Hong-Kong

Doruntina Sylejmani nga Kolegji Mehmet Akfi fiton medalje shkencore në Hong-Kong

Kosovarja Doruntina Sylejmani ka ngritur flamurin e Kosovën në shtetin e largët të Hong-Kong’ut duke fituar medalje të bronztë në shkencën e matematikës. Nxënsja e Kolegjit Mehmet Akif Doruntina së bashku me 5 nxënës More »

Konkurs për vende të lira pune

Konkurs për vende të lira pune

Me rastin e zgjerimit të kuadrit të mësimdhënësve për vitin shkollor 2016/2017 Kolegjet “Mehmet Akif” dhe “International School of Prishtina-ISP” shpallin Konkurs për vende të lira pune Kolegji “Mehmet Akif” në Prizren Një More »

NUK U PRISH TRADITA!

NUK U PRISH TRADITA!

NXËNËSIT E KOLEGJIT “MEHMET AKIF” EDHE KËSAJ HERE U KTHYEN ME MEDALJE ARI DHE ARGJENDI NGA SHBA Në olimpiadën “GENIUS”, që është mbajtur më 13-16.06.2016 në Oswego të SHBA-së, ishin edhe nxënësit More »

 
gulistan

INFORMIM

Qendra Arsimore ‘Gulistan’, e themeluar menjëherë pas çlirimit te Kosovës, respektivisht kolegjet “Mehmet Akif” dhe shkolla “Internacionale e Prishtines”, janë ndër institucionet e para private në vend, që zhvillojnë suksesshëm veprimtarinë e tyre edukativo-arsimore prej Shkurtit të vitit 2000.

Kolegjet “Mehmet Akif” janë themeluar me lejen e institucioneve përkatëse dhe licensuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Si çdo institucion tjetër në Kosovë ne zbatojme me përpikmëri legjislacionin përkatës ne fuqi në ushtrimin e aktivitetit tonë edukativo-arsimor.

Synimi ynë është dhënia e kontributit në fushën e arsimimit dhe përgatitjen e brezave të rinj për një të ardhme sa më të mirë duke përdorur të gjitha kapacitetet dhe përvojën tonë në fushën e edukimit. Treguesi më i mirë i arritjes së këtij synimi është pikërisht suksesi i treguar nga nxënësit tanë ndër vite jo vetëm në vend por edhe jashtë, duke e përfaqësuar dinjitetshëm Kosovën në shumë kompeticione e gara ndërkombëtare. Sukseset e njëpasnjëshme të nxënësve tanë, jo vetëm në rezultatet e larta në provimin e maturës, por vazhdimi i shkollimit të mëtutejshëm në universitetet prestigjioze të botës në më shumë se 23 vende është nje arritje për gjeneratat e reja dhe vetë Kosovën.

Pjesë e suksesit tonë janë më se 250 medalje të fituara në vende të ndryshme duke nisur nga SHBA, Evropë, Azi, Afrikë etj. Janë pikërisht nxënësit tanë që kanë arritur të valëvisin flamurin e Kosovës dhe të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në shumë vende të botës. Pjesë e rëndësishme e këtij suksesi janë dhe Ministria e Arsimit të Kosovës si dhe Drejtoritë Arsimore Komunale me të cilat kanë bashkëpunuar dhe kontribuar gjithmonë Kolegjet “Mehmet Akif”.

Sukseseve tona më së fundi iu shtua dhe një medalje e rëndësishme për arsimin në Kosovë. Nxënësja jonë Doruntina Sylejmani nga Gjilani, përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën ndërkombëtare të Matematikës të zhvilluar në Hong Kong dhe për herë të parë Kosova fitoi një medalje në një olimpiadë ndërkombëtare të Matematikës.

Treguesi më i mirë i suksesit për një institucion arsimor është interesimi, besueshmëria dhe mbështetja e treguar nga prindërit dhe nxënësit. Familja jonë e madhe çdo vit rritet me këtë përkrahje dhe kjo është njëkohësisht dhe përgjegjësia jonë më e madhe ndaj vendit tonë.

I gjithë aktiviteti ynë është i gërshetuar rreth jetësimit dhe respektit ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe ligjit si dhe bashkëjetesës në paqe. Këto vlera të përbashkëta janë njëkohësisht dhe frymëzimi i mësuesve dhe nxënësve tanë. Demokracia dhe vlerat e lartpërmendura besojmë se janë njëkohësisht dhe shtyllat kryesore të një shoqërie evropiane dhe të zhvilluar. Dëmtimi i këtyre vlerave apo moszbatimi i tyre, është i papranuar nga institucioni dhe stafi ynë.

Kolegjet “Mehmet Akif” të vetmen fushë aktiviteti kanë arsimin dhe edukimin në Kosovë. Si institucion i Kosovës, nuk jemi palë e diskutimeve politike të cilat nuk kanë lidhje me arsimin.

Gjejmë rastin të urojmë të gjithë nxënësit tanë që fituan universitetet në vende të ndryshme të botës. Të gjitha shkollat tona dhe stafi ynë i motivuar, vazhdojnë përgatitjet për vitin e ri shkollor. Aktiviteti ynë arsimor do të vazhdojë duke u zhvilluar dhe me shpresën se sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare do të jenë në rritje.

Drejtoria e përgjithshme e QEA” Gulistan”

doruntina

Nxënësit Kosovarë pjesmarrës në Hong-Kong priten me gëzim në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Matematikës Qamil Haxhibeqiri prit sot në ambientet e fakultetit të shkencave natyrore nxënësit kosovarë që morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong-Kong.

Gjatë pritjes që ju beri nxënsëve Haxhibeqiri duke i falenderuar për pjesmarrjen e denjë në fjalën e tij tha “Sukseset tuaja janë shkak për tu mburrur edhe ne të tjerët. Ndonse kjo ka qenë suksesi i juaj dhe i profesorëve tuaj. Të gjithë kanë kontribuar. Gjithsesi i pakursyeshëm është edhe kontributi i Kolegjit Mehmet Akif, sidomos në fazën e parë që mbajti Olimpiadën kosovare për të 4’tin vit radhazi. Kështu që edhe njëhere ju falenderoj dhe uroj të kemi bashkëpunim në të ardhmen.”

Kryetari i Shoqatës nuk u kursye ne falenderim edhe me mësuesin e Kolegjit Mehmet Akif i cili ndihmoi nxënsen Doruntina Sylejmani në fitoren e medaljes së Bronzë në Hong-Kong. Vlen të theksojmë që kjo është medalja e parë në llojin e saj që fitohet nga Kosova.

Duke falenderuar Kryetarin Haxhibeqiri vajza nga Gjilani Doruntina ndau me të pranishmit emocionet që pati gjatë olimpiadës në Hong-Kong. ” Përvoja e atjeshme është e papërshkrueshme sepse njoftohesh me matematicientë nga shumë vende. Gjithashtu njeh kultura, njerëz të tjerë. Kemi punuar shumë që të arrijme atje të gjithë bashkë. Olimpiada Botërore e Matematikës me la përjetime të veçanta” tha nxënësja e Kolegjit Mehmet Akif Doruntina Sylejmani.

Me këtë medalje tregohen edhe njëherë vlerat e të rinjëve nga Kosova duke dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e vendit.

hongkong16

Doruntina Sylejmani nga Kolegji Mehmet Akfi fiton medalje shkencore në Hong-Kong

Kosovarja Doruntina Sylejmani ka ngritur flamurin e Kosovën në shtetin e largët të Hong-Kong’ut duke fituar medalje të bronztë në shkencën e matematikës.

Nxënsja e Kolegjit Mehmet Akif Doruntina së bashku me 5 nxënës nga Kosova kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong Kong. Në këtë olimpiadë ndërkombëtare të vështirë morën pjesë shumë nxënës nga qindra shtete të ndryshme por vajza nga Gjilani arriti të mposhtë shumë nga ta duke fituar medaljen e bronztë.

Vlen të theksojmë që kjo është medalja e parë në llojin e saj që fitohet nga Kosova.

Me këtë medalje tregohen edhe njëherë vlerat e të rinjëve nga Kosova duke dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e vendit. Edhe mësuesit e Kolegjit Mehmet Akif që i qëndruan pranë edhe në Hong-Kong u shprehën të kënaqur për arritjet e nxënses së tyre. Kjo medalje ju dha një arsye më shumë që të punojnë më tepër për të fituar edhe shumë medalje të tjera në fushën e shkencës.

konkurs

Konkurs për vende të lira pune

Me rastin e zgjerimit të kuadrit të mësimdhënësve për vitin shkollor 2016/2017 Kolegjet “Mehmet Akif” dhe “International School of Prishtina-ISP” shpallin Konkurs për vende të lira pune

Kolegji “Mehmet Akif” në Prizren
Një mësimdhënës të fizikës (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

Kolegji “Mehmet Akif” në Gjakovë
– Një mësimdhënës për Gjuhë angleze
– Një mësimdhënës të Biologjisë (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

“International School of Prishtina” – “Marigona” Residence
– Një mësimdhënës të Gjeografisë (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

Shënim:
CV- të mund t’i dërgoni në adresën: info@gulistankosova.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 korrik 2016

genius2

NUK U PRISH TRADITA!

NXËNËSIT E KOLEGJIT “MEHMET AKIF” EDHE KËSAJ HERE U KTHYEN ME MEDALJE ARI DHE ARGJENDI NGA SHBA

Në olimpiadën “GENIUS”, që është mbajtur më 13-16.06.2016 në Oswego të SHBA-së, ishin edhe nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” aty ku të rinjtë nga mbarë bota kanë prezantuar projektet e tyre nga fusha të ndryshme të zbulimeve teknike. Në këtë garë janë pesë kategori me fokus në çështjen e ambientit, kategoria e shkencës, e artit, e shkrimit kreativ, e inxhinierisë dhe e dizajnit e biznesit. Nga 1171 projekte që kanë aplikuar nga mbarë bota janë pranuar 401 projekte.
Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në Science category dhe Business category

Në Science category Leonita Sadiku dhe Errita Bokshi (MAC Gjakova) kanë konkurruar me një projekt për prodhimin alternativ të energjisë elektrike, projekt ky që në konkurrencën e gjithsej 401 projekteve nga mbarë bota, është nderuar me medaljen e artë.
Në mesin e nxënësve që kanë garuar dhe që janë shpërblyer me Honorable Mention në këtë kategori kanë qenë edhe Arbnore Aliu dhe Rina Gashi (MAC Lipjan), Fiona Hajredini dhe Kaltrina Merovci (MAC Lipjan), Lekë Hapçiu dhe Florian Shllaku (MAC Lipjan) dhe Art Vula dhe Rita Qela (MAC Gjakova)
Ndërsa në Business category Zeynep Yilmaz (MAC Lipjan) ka fituar medalje argjendi.

Puna e palodhshme e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë e mbështetur nga prindërit edhe kësaj here është kurorëzuar me sukses.

Urime!

photos