Edukatë muzikore – 3

  • Interpretim
    • Përmes instrumenteve ose me zë shoqërojnë në ostinato këngë popullore dhe artistike të jë zëshe të cilat janë të përshtatshme nga përmbajtja, karakteri hprehës dhe ambitusi me aftësitë perceptuese dhe përjetuese të kësaj moshe
    • Kultivojnë traditën muzikore kombëtare
    • Në vegla muzikore (fëmijërore, të ORF-it dhe të tjera) interpretojnë shoqërime dhe komoizime të shkurtra instrumentale
    • Ligjërojnë itmikisht vargje dhe i shoqërojnë ato me lëvizje të trupit dhe me vegla muzikore
    • Aplikojnë teknikën elementare të të kënduarit dhe luajtjes instrumentale me formësim estetik
  • Krijim
    • dallojnë ngjyra tingëllore nga natyra dhe krijimtaria artistike dhe me to shprehin përjetimet dhe imagjinimet e tyre
    • intepretojnë në mënyrë të re këngë dhe ligjërime ritmike në mënyrë përjetuese dhe estetike
    • sajojnë shoqërim me vegla muzikore fëmijërore për këngët dhe ligjërimet
    • plotësojnë ritme dhe melodi dhe u përgjigjen pyetjeve muzikore
    • krijojnë melodi të reja për vargjet dhe vargje për melodi
  • Dëgjim
    • dëgjojnë me vëmendje kompozime të ndryshme nga muzika programore dhe absolute
    • shprehin përshtypjet e tyre mbi përjetimin muzikor
    • përcjellin shfaqje muzikore
    • përcjellin ngjarjet kulturore në mjedisin e tyre
    • Vallëzojnë