Category Archives: News

Regjistrimet Vazhdojnë
Përfitoni edhe ju nga një edukim që deri më tani ka përcjellur XVI gjenerata të cilat i kanë mbaruar e i vazhdojnë studimet përveç Kosovës edhe në 13 vende të ndryshme të botës. Suksesi i nxënësve tanë në gara kombëtare dhe ato ndërkombëtare është rezultat i punës së palodhshme të stafit profesional dhe të bashkëpunimit të ngushtë të tyre me nxënës dhe prindër.
Ju njoftojmë se vazhdon regjistrimi i nxënësve në shkollat tona.

Rezultatet e Provimit Pranues 2018
Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 26 Maj 2018.
Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në këtë listë kanë fituar të drejtën e regjistrimit në shkollën tonë.
Aplikimi për regjistrim duhet të bëhet sa më parë, meqenëse numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.
Ju falënderojmë për interesimin që keni treguar.
Lista e plotë
Hollësi

Na pret Olimpiada “Genius” në Amerikë
Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në Oswego të SHBA-së. Në olimpiadën “GENIUS”, janë kualifikuar 1200 nxënës nga 75 shtete nga mbarë bota. Kosovën do ta përfaqësojnë 42 nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” me 14 projekte. Ju urojmë suksese nxënësve tanë dhe shpresojmë se edhe kësaj here Kosova do të përfaqësohet me sukses në arenën ndërkombëtare.

Chemistry & English Competitions 2017 – Final Results
Chemistry 8
#
|
Student
|
Shkolla
|
Burs (%)
|
---|---|---|---|
1
|
LERIDA ELEZAJ | Hasan Prishtina – Prishtinë |
100
|
2
|
VIOL GUDA | Selami Hallaqi – Gjilan |
100
|
3
|
DAFINA JASHARI | Sadullah Brestovci – Gjilan |
100
|
4
|
ARDONA GJYREVCI | Vëllezërit Frashëri – Fushë Kosovë |
75
|
5
|
SARA GORANI | Hasan Prishtina – Prishtinë |
75
|
6
|
ART GJULI | Edmond Hoxha – Junik |
75
|
7
|
LAURA DRAGUSHA | Hasan Prishtina – Prishtinë |
75
|
8
|
ORA OSMANI | Hasan Prishtina – Prishtinë |
50
|
9
|
FLORENTINA SALIHU | Musa Zajmi – Gjilan |
50
|
9
|
LEDION HOTI | Hasan Prishtina – Prishtinë |
50
|
11
|
DREN ZABELI | Dardania – Prishtinë |
50
|
12
|
ART GASHI | Lekë Dukagjini – Prizren |
25
|
13
|
EDONA MULAJ | Mehmet Shoshi – Pejë |
25
|
14
|
ENES GERVALLA | Zenel Hajdini – Podujevë |
25
|
15
|
ENIS NALLI | Bajram Curri – Rahovec |
25
|
15
|
LINDA SYLEJMANI | Shefki Kuleta – Podujevë |
25
|
Chemistry 9
#
|
Student
|
Shkolla
|
Burs (%)
|
---|---|---|---|
1
|
LEONITA RAKA | Emin Duraku – Kaçanik |
100
|
1
|
MALSOR ABDYLI | Nazim Hikmet – Gjilan |
100
|
3
|
MENDAR THACI | Zenel Hajdini – Prizren |
100
|
4
|
BIANT SHKOLOLLI | Faik Konica – Prishtinë |
75
|
5
|
URAN DAKU | Sadullah Brestovci – Gjilan |
75
|
6
|
EDON RAMADANI | Nazmi Hoxha – Gjilan |
75
|
7
|
ARDITA BUJUPAJ | Bajram Curri – Istog |
75
|
8
|
ERA KABASHI | Martin Camaj – Istog |
50
|
9
|
KRESHNIK DACI | 7 Shtatori – Pejë |
50
|
10
|
SHPETIM SAHITI | AbedinRexha-Sandokani – Skënderaj |
50
|
11
|
HEKURAN KOKOLLI | Emin Duraku – Prishtinë |
50
|
12
|
JETON SLLAMNIKU | Bajram Curri – Fushë Kosovë |
25
|
13
|
ELTON AVDIU | Tefik Çanga – Ferizaj |
25
|
14
|
BLERDI KASTRATI | Yll Morina – Gjakovë |
25
|
15
|
LEART SHABANI | Nazmi Hoxha – Gjilan |
25
|
English 8
#
|
Student
|
Shkolla
|
Burs (%)
|
---|---|---|---|
1
|
EDI TAHIRI | Bedri Gjinaj – Mitrovicë |
100
|
2
|
LISA BEQA | Ismail Qemali – Prishtinë |
100
|
3
|
RITA DEVOLLI | Lidhja e Prizrenit – Pejë |
75
|
4
|
LORITA MEHMETI | Aziz Sylejmani – Mitrovicë |
75
|
4
|
MIRA ASLLANI | Gjon Serreçi – Ferizaj |
75
|
4
|
RREZON BEQIRI | Gjon Serreçi – Ferizaj |
75
|
7
|
IDRIZ PELAJ | Pavaresia – Prishtinë |
50
|
8
|
ADEA KRASNIQI | Model – Prishtinë |
25
|
8
|
ADEM MOLLIQAJ | Lidhja e Prizrenit – Deçan |
25
|
8
|
ERIN LOKAJ | Hasan Prishtina – Prishtinë |
25
|
8
|
VALDRIN BAJRAKTARI | SHMU – 1 – Vushtrri |
25
|
English 9
#
|
Student
|
Shkolla
|
Burs (%)
|
---|---|---|---|
1
|
ERA HYSENI | Lidhja e Prizrenit – Pejë |
100
|
2
|
MELOS GLLAREVA | Ahmet Delija – Skënderaj |
100
|
3
|
KAINA MEHMETI | Selami Hallaqi – Gjilan |
75
|
3
|
OLT KONDIROLLI | Faik Konica – Prishtinë |
75
|
5
|
ELTON FERATI | Emin Duraku – Shtime |
50
|
6
|
FINESA KUMNOVA | Aziz Sylejmani – Mitrovicë |
50
|
7
|
ELISA BRUCI | Iliria – Prishtinë |
50
|
7
|
ELIZA SHABIU | Skenderbeu – Gjilan |
50
|
9
|
OMAR ROBELLI | Abaz Ajeti – Gjilan |
25
|
9
|
BREROR REXHA | Faik Konica – Prishtinë |
25
|
9
|
DIOR LLUNJI | Dardania – Prishtinë |
25
|

INSTITUCIONET ARSIMORE GULISTAN – DEKLARATË PËR SHTYP
Institucionet Arsimore Gulistan kanë filluar aktivitetin arsimor edukativ në Kosovë prej vitit 2000. Këto institucione janë hapur në bazë të kërkesë të popullit shqiptar të Kosovës si pasojë e ndihmës humanitare e arsimore që është dhënë në Shqipëri nga personeli i Kolegjit Mehmet Akif për popullsinë shqiptare të dëbuar nga shtëpitë dhe vendi i tyre prej përdorimit të dhunes dhe gjenocidit nga forcat serbe.
Institucionet tona qe nga dita e parë e aktivitetit kanë zbatuar me perpikmeri ligjet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu i kanë kushtuar rëndësi të vecantë cilësisë së arsimit të ofruar e aktualisht numërohen shumë arritje në fusha të ndryshme shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare (238 medalje në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare). Cilësia në mësimdhënie e shkollave tona është vërtetuar edhe nga rreth 2000 maturantë tanë të cilët kanë vazhduar studimet e larta në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Ashtu siç i gjithë opinioni publik është në dijeni, më 28 mars 2018 pesë kolegët tanë mesimdhenes janë kidnapuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me parimet demokratike të cilat mbi gjithcka tjetër respektojnë të drejtat individuale të cdo njeriu pavarësisht përkatësisë etnike, besimit, bindjeve politike apo ideologjike, si parime të patjetërsueshme të mishëruara në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Nga kjo ngjarje janë të pikëlluar i gjithë personeli arsimor i Institucioneve Arsimore Gulistan, nxënësit tanë, prindërit si dhe i gjithë populli i Kosovës.
Vëmë në dijeni gjithë opinion publik se Institucionet Arsimore Gulistan do të përdorin të gjitha të drejtat që i njohin Konventat ndërkombëtare dhe Evropiane, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të gjithë personat dhe institucionet të perfshire ne rrembimin.
Besojmë se, Kosova si shtet demokratik i ndërtuar në perputhje me strandartet më të larta, do të adresojë në mënyrë institucionale përgjegjësinë ligjore të aktorëve të involvuar në këtë rast kaq të rëndë, në përputhje me vlerat e sundimit të ligjit e vlerat evropiane që ajo përfaqëson, duke siguruar që këto ngjarje, të cilat rrezikojnë rrugëtimin e saj evropian, të mos ndodhin më asnjëherë në të ardhmen.
Bëjmë me dije, nxënësit tanë, prindërit si dhe gjithë opinionin publike, që jemi të vendosur të vazhdojmë aktivititetin arsimor dhe edukativ megjithë këto ndodhi fatkeqe. Arsimi dhe edukimi i planifikuar do të vazhdojë me të njëjtën cilësi dhe rigorozitet! Për këtë do të bëhen përforcime në personelin mësimor në mënyrë që të zëvendësohen profesorët e kidnapuar.
Në këtë ngjarje të vështirë dhe trishtuese që po jetojmë, dëshirojmë të FALENDEROJMË të gjitha ata të cilët nuk na kanë lënë vetëm por na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit tonë.
FALENDEROJMË:
Nxënësit tanë,
Prindërit,
Maturantët tanë,
Përfaqësuesit e organeve të shtypit,
Gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore,
Ambasadorët e atashuar në Kosovë si dhe Shefat e Misioneve,
Organizatat e shoqërisë civile.
Gjithashtu FALENDEROJMË të gjithë ata vullnetarë që na kanë ndihmuar të shprehim e transmetojmë me anë të medias sociale në shumë vende të botës, vështirësitë e tronditjen që kemi pësuar.
Me shprese që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më asnjëherë!!!